Sulm me bombë në Kabul, 2 persona mbetën të vdekur

Në Kabul të Afganistanit 2 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve me bombë të njëpasnjëshme. Zëdhënësi i Drejtorisë së Sigurisë në Kabul, Ferdows Faramarz, në një deklaratë për media njoftoi se në rajonin Salim Karwan dhe Cuy Shir janë organizuar sulme me bombë. Faramarz gjithashtu njoftoi se si pasojë e sulmeve me bombë 2 civilë kanë humbur jetën dhe 4 tjerë janë plagosur.

Deri më tani askush nuk e morri përsipër sulmin. Ndërkaq, edhe dje 2 persona humbën jetën në Kabul si pasojë e dy sulmeve me bombë.

LEXO EDHE:

Back to top button