Kujdes si i përdorni ilaçet e osteoporozës – Ja si duhet t’i përdorni për të pasur efekt më të mirë

Kujdes si i përdorni ilaçet e osteoporozës – Ja si duhet t’i përdorni për të pasur efekt më të mirë

Gazetare: Arta Sefadini

Osteoporoza është sëmundje e kockave, e cila është shumë me rëndësi të kapet në kohë dhe të parandalohen komplikimet e saj, shkruan Alsat.

Efekti tek ilaçet për osteoporozën qëndron në forcimin e kockave dhe reduktimin e frakturave. Këto ilaçe rrisin densitetin e kockave, ngadalësojnë humbjen e kockave dhe përmisojnë cilësinë e tyre.

Enes Jusufi, magjistër I farmacisë në emisionin Pasqyra e Shënetit sqaron se si duhet ti merrni këto tableta:

“Terapia që përdoret për osteoporozën, bisfosfonatet në përgjithësi, janë tableta që njerëzit thonë se i marrin një herë në muaj, pra janë tableta që merren në stomak bosh me një gotë ujë. Pacientët nuk duhet të shtrihen, por duhet të ngrihen në këmbë ose në një pozicion ulur.”

Ecja apo qëndrimi në këmbë rreth 30 min pas marrjes së ilaçit ju ndihmon për të parandaluar efektet anësore që mund të paraqiten në ezofag. Por jo të gjithë pacientët mund të lëvizin për shkak të dobësimit të kockave, dhe diagnostikimit të kësaj sëmundje në një faze më të avancuar, andaj:

“Fatkeqësisht, jo të gjithë pacientët që e përdorin këtë terapi kanë forcë për të lëvizur, është një sëmundje e dobësimit të kockave, ndaj do të mjaftonte vetëm të mos shtriheshin.” – këshillon Jusufi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button