Kulibali te Çellsi, edhe Romano e konfirmon transferimin

Gazetari i mirënjohur për merkaton e futbollistëve, Fabrizio Romano, po e konsideron punë të kryer çështjen e transferimit të Kalidou Kolibali te Çellsi.

Sipas tij, mbrojtësi senegalez do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 40 milionë euro, me lojtarin që tashmë i ka përfunduar testet mjekësore me sukses dhe po e pret vetëm zyrtarizimin. Pos tij, Çellsi është në kërkim të një qendërmbrojtësi tjetër.

I gjithë ky mobilizim është duke u bërë për shkak të largimeve që ndodhën në këtë verë, pikërisht në këtë repart.

LEXO EDHE:

Back to top button