Kultivuesit e orizit të komunës së Çeshinovës-Obleshevës kërkojnë korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione

Kultivuesit e orizit të komunës së Çeshinovës-Obleshevës kërkojnë korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione

Gazetar: Avni Tahiri

Kultivuesit e orizit, të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, bllokuan rrugën me traktorët e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën dhe kërkesat e tyre për korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione, korrigjimi i draft planit të ujitjes dhe që blerja e rezervave të orizit të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim. Bujqit e kësaj zone u vizituan nga Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. Ai tha se po bëhen përpjekje maksimale për të përmbushur planin e ujitjes dhe theksoi se pagesa e subvencionimit shtesë për sasitë e dorëzuara të orizit po zbatohet sipas planit dhe se bujqit do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre.
+deklaratë
(0:16 – 1:04)Prej kohësh kemi problem me disa drejtime dhe politika të gabuara nga disa aktorë kryesorë në vend, prandaj kemi disa kërkesa. Kërkesa e parë është korrigjimi i draft planit të ujitjes për territorin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës. Kërkesa e dytë është korrigjimi i pagesës prej gjashtë denarë për prodhim të dorëzuar. Kjo do të thotë se ne kërkojmë që 6 denarë të jenë për prodhim të dorëzuar dhe jo 6 denarë për 800 kilogramë për sipërfaqe të deklaruar. Kjo ishte edhe marrëveshja me autoritetet kompetente. Kërkesa e tretë është që blerja për rezerva mallrash të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim”, tha Stojce Tashovski – Kultivues i orizit .

 

LEXO EDHE:

Back to top button