Kuman i kënaqur, vjen përforcimi “i kërkuar”

Sipas “Sky Sport”, Barcelona ka arritur marrëveshje me Olimpik Lionin për blerjen e bomberit holandez, Memfis Depaj, që pritet sot në Barcelonë të përmbyllur të gjithë procesin e transferimit dhe të firmos kontratën e re me katalanasit.
“Depaj ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij. Ai ka një marrëveshje me Barcelonën, ne nuk e fshehim këtë. Është e mundur që Memfis të firmos për Barcelonën, por nuk është e sigurt. Ai ka më shumë gjasa të largohet, por nëse qëndron, do të na ndihmojë në qëllimet tona,” ka deklaruar drejtoiri sportive i Lionit, Zhuninjo në “Telefoot”.
Nuk është e qartë nëse Lioni do të përforcohet tani në sulm, ndërkohë që po merr masa paraprake në mbrojtje, me ardhjen e De Shilios nga Juventusi.