“Korrupsion në vend, problem sistemor”

Indeksi i korrupsionit në vend dhe vendi më i keq i 111, nuk është perceptim, por një statistikë, thotë kryetarja e “Transparency International Macedonia”, Slagjana Taseva. Reagimi i saj vjen pasi Zëvendës Kryeministri për Korrupsion Ljupço Nikollovski, një ditë më parë tha se niveli i korrupsionit nuk është rritur, por ky është vetëm perceptim i qytetarëve. Fajin për rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit e gjen te qeverisja 11-vjeçare e VMRO-DPMNE-së. Por, Taseva, organizata e së cilës e publikoi raportin, thotë se dokumenti ishte përgatitur në vitin 2019 dhe 2020.

“Është një hulumtim, që nuk është perceptim i qytetarëve, por analizohen të dhënat statistikore, analizohen rastet, kryen anketa me njerëz që kanë kontakte të drejtpërdrejta me vendin, që përfshihet në indeksin e perceptimit të korrupsionit”, theksoi Slagjana Taseva, Transparency International.

Profesori Ilija Acevski, i cili vetë shkroi libra mbi korrupsionin në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, shpjegon se në vend për vite me radhë ekziston një kult i kultivimit të korrupsionit, i cili po bëhet një problem sistemor.

“Kur keni dikë që është në një pozitë të lartë dhe nuk i bindet ligjit, çfarë i mbetet personit që jeton nga puna e tij? Është situata, që do ta quaja e dhimbshme, dhe që e ushqen atë arsenal, atë sjellje korruptive, edhe te ai që nuk e ka menduar kurrë ta bëjë atë”, tha Ilija Acevski, sociolog.

Pas njoftimit të listës përfundimtare të Transparency International, dhe vendit famëkeq të 111-të, së bashku me Panamanë, Mongolinë dhe Bosnjën, u prononcua edhe Anti-korrupsioni. Raporti tregoi se ne ngecim në luftën kundër korrupsionit dhe shqetëson fakti që vite me radhë përpjekjet për të luftuar korrupsionin janë vetëm deklarative. Antikorrupsioni vëren se ndikimi i politikës, kepërdorimi i detyrës zyrtare, nepotizmi dhe klientelizmi janë akoma të përhapura.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button