Kuman ka dy dëshira, kandidatët aprovojnë vetëm një

Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, të cilat ishin të planifikuara të mbaheshin më 24 janar, janë shtyrë. Tani, për arsye se është afati kalimtar dhe Barcelona po ka probleme me lëndime, Kuman ka dy kërkesa për kandidatët presidencialë. Ai po kërkon nga klubi që të transferojë Erik Garsian dhe Memfis Depaj në klub, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet pozitive. Toni Freixa, njëri prej kanditatëve, ka konfirmuar.
Ne patëm një bisedë shumë të përzemërt me Koeman rreth transferimit të Eric Garcia, por ai do të mbërrijë në fund të sezonit falas”.
Barcelona do të ketë probleme të tjera për dy ndeshjet e ardhshme, ku do të jenë edhe pa yllin e tyre, Lionel Messi, i cili u ndëshkua me karton të kuq.