BE dhe Britania e Madhe, ’pajtim’ pas përplasjes për vaksinat

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do të rifreskojnë marrëdhëniet pasi Brukseli iu referua një mase të marrëveshjes së Brexit-it për të kontrolluar eksportet e vaksinës.

Kjo është konfirmuar nga ministri britanik Michael Gove. Qeveria beson se BE nuk do të bllokojë vaksinat që hyjnë në Britaninë e Madhe. Kjo vjen pasi Brukseli hoqi dorë nga vendimi i kritikuar gjerësisht që do të kishte kthyer kontrolle në kufirin irlandez. Gove shtoi se komisioni evropian e pranoi gabimin e tij.

Ai tha se kishte folur me zëvendëspresidentin e komisionit, Maros Sefcovic dhe se të dy ata kishin rënë dakord të vendosnin njerëzit në Irlandën e Veriut të parët.

Gove tha se Britania do të arrinte shifrën e 15 milionë vaksinimeve deri më 15 shkurt duke shtuar se programi po shkonte siç ishte planifikuar. Sekretari i jashtëm, Dominic Raab tha ndërkohë se ai kishte marrë garanci se BE nuk donte të bllokonte furnizuesit në realizimin e kërkesave të kontratave për shpërndarje vaksinash në Britani.

Qeveria britanike tha se ajo ishte e angazhuar në mbështetjen e aksesit të barabartë të vaksinave në botë por se ishte ende herët për të folur konkretisht për dhurimin e disa prej rezervave të vendit në vaksina, për vende të tjera.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur organizata botërore e shëndetësisë thotë se nacionalizimi i vaksinave mund të zgjasë pandeminë dhe të thellojë akoma më shumë pabarazitë globale.

LEXO EDHE:

Back to top button