Rusi, mbi 1 000 të arrestuar pas protestave për lirimin e Navalnyt

Policia ruse arrestoi sot në të paktën 35 qytete të vendit, mbi 1 000 aktivistë, të cilët morën pjesë në protestat për të kërkuar lirimin e Alexey Navalnyt, kundërshtarit dhe rivalit numër një të presidentit rus, Vladimir Putin, sipas njoftimit të organizatës joqeveritare,  OVD-Info.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime të tjera, me disa ndryshime në numrin e arrestimeve.

Protestat filluan në lindje të vendit, përfshirë qytetin e Vladivostokut.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua më 17 janar, kur u kthye nga Gjermania, ku ai ishte shtruar në spital pas një përpjekje për helmim.

LEXO EDHE:

Back to top button