Kuman ka gati listën për largimet dhe prurjet e reja

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka folur për merkaton e katalanasve dhe pranon se do të bëjnë disa ndërhyrje.

“Kam bërë një listë me largimet e mundshme dhe ata lojtarë që mendoj se mund t’i afrojmë në skuadër. Çdo trajner sheh muajin janar si një mundësi për t’u përmirësuar. Nuk jam ndryshe, por diçka e tillë është në dorë të klubit. Ne po mundohemi të luajmë mirë si në shtëpi, si jashtë. Ne duam të krijojmë mundësi dhe të shënojmë, por nuk e kemi finalizimin e duhur siç duhet ta ketë një ekip si Barcelona. Kemi bërë disa gabime në mbrojtje, pavarësisht se jemi një skuadër që prodhojmë shumë shanse”, tha mes tjerash Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button