Kuman: Mesi ka mbuluar gjithçka te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman ka dhënë një intervistë të veçantë për “Voetball International”, ku foli për të ardhmen. Tekniku holandez nuk është duke kaluar kohë të mirë te Barcelona dhe ka raportime që mund të shkarkohet së shpejti. Kuman tha se nuk është penduar që ka marrë drejtimin e Barcelonës, derisa beson që Mesi në të kaluarën ka mbuluar gjithçka te blaugranasit.

“Nuk pendohem për nënshkrimin me Barcelonën dhe largimin nga kombëtarja e Holandës. Në situata si këto duhet të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe ekipi im. Mesi ka mbuluar të gjitha në të kaluarën”, ishin fjalët e Kumanit.

Ndërkohë, Kumani para disa javëve tha se falë tij Barcelona ka një të ardhme më të ndritur.

LEXO EDHE:

Back to top button