Kuman tregon konkurentët serioz për titullin kampion

Ronald Kuman ishte shumë i lumtur pas fitores 6-1 të Barcelonës në La Liga ndaj Real Sosiedadit në “Anoeta”. Kuman, Zhordi Alba dhe Antoan Grizman festuan ditëlindjet e tyre dhe holandezi pranoi se fitorja e madhe ishte një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë rast. Shefi i Barcelonës dha mendimin e tij për garën për titull me ekipin e tij që është katër pikë pas Atletiko Madridit me 10 ndeshje të mbetura për t’u luajtur në La Liga.
“Çdo lojë është e vështirë për ne dhe për Atletikon. Edhe Real Madridi është atje. Do të jetë garë emocionuese deri në fund të sezonit. Tani shpresoj që të gjithë lojtarët të kthehen nga pushimi, pa probleme. Ata më kanë bërë një dhuratë të shkëlqyeshme për ditëlindje, ndërsa ka qenë gjithashtu një ditëlindje e shkëlqyeshme për Zhordi Alban dhe Antoan Grizmanin,” tha në fillim trajneri holandez.
Fitorja e Barçës zgjati ecurinë e ekipit të pamposhtur në 18 ndeshje, ndërsa gjigandët katalanas gjithashtu kanë fituar nëntë ndeshje radhazi jashtë shtëpisë në La Liga, përcjellë KosovaPress. Megjithatë Kuman nuk është plotësisht i bindur që ekipi i tij mund të shmang humbjen në 10 ndeshjet e tyre të mbetura.
“Unë nuk jam i sigurt se nuk do të humbasim. Ka shumë lojëra të vështira. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë – duke i luajtur lojërat me shumë fokus,“ than ë fund Kuman.