Kumanovë/ Disa banorë akuzojnë kryetarin se i ka gënjyer për asfaltim të rrugës, Dimitrievski: Protesta është motivuar nga BDI

Kumanovë/ Disa banorë akuzojnë kryetarin se i ka gënjyer për asfaltim të rrugës, Dimitrievski: Protesta është motivuar nga BDI

Gazetare: Evi shkopi

Banorët e rrugës Trajko Dodevski Jovanovski në Kumanovë protestuan në shenjë revolte ndaj komunës për mos asfaltimin e rrugës shpie tek shtëpitë e tyre edhe pse siç thanë banorët, kreu i Komunës ua kishte premtuar dy herë, shkruan Alsat.

Banorët thonë se nuk do t’i ndalin protestat deri sa të realizohet premtimi që kreu i Komunës Dimitrievski u ka dhënë.

“Kaluan 4 vite. Në zgjedhjet tjera përsëri na premtoi, por me realizimin s’është bërë asgjë. Ne ja kemi dhënë votat për të na rregulluar këtë rrugë. Unë kam qenë nja 10 herë në komunë, edhe s’ është paraqitur fare”, tha një banor.

“Kur premton dhe nuk realizon, sigurisht se do të ketë pakënaqësi. Gjithçka është prishur, në përpiqemi vet me beton të rregullojmë ndonjë pjesë”, u shpreh një banor tjetër.

“Ne si lagje nuk kemi asgjë kundër atij. Ne duam atë që na takon prej atyre. Ka asfaltuar rrugë ku ka 5 shtëpi, 6 shtëpi. Në fakt kryetari jonë më këto fjalë që na ka premtuar neve na ka gënjyer”, theksoi një banor.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se disa vite më parë kanë qenë vet banorët që i kanë larguar makineritë që ishin në terren për të realizuar punimet, sepse siç thotë ata nuk kanë dashur që sistemi për ujërat fekale të disa fshatrave të kalojë në atë zonë. Dimitrievski tha se protesta ka prapavijë politike.

“I përzunë nga terreni  dhe mjetet e siguruara dështuan. Që atëherë i thirra në takim dhe u tregova se ishte mundësi për  zgjidhje të këtij problemi, nuk hasa në mirëkuptim. Ky është proces i motivuar politikisht nga aktivistë të BDI-së, të cilëve nuk u leverdis mënyra se si praktikohet qeverisja, sepse ne punojmë për qytetarët dhe jo për parti politike. Do ta realizojmë plotësisht në interes të qytetarëve, kurse ata le të luajnë lojëra politike. Manipulojnë me qytetarët”, tha Maksim Dimitrievski- kryetarë i Kumanovës.

Rruga një fjalë ka një gjatësi prej rreth 1 kilometër e gjysmë dhe e njëjta lidh lagjen në fjalë me pjesën tjetër të qytetit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button