Kundërshtohet ideja për “veting” në sektorin publik, Fillkov: Kovaçevski tenton të blejë kohë

Kundërshtohet ideja për “veting” në sektorin publik, Fillkov: Kovaçevski tenton të blejë kohë

Gazetar: Adnan Qaili

Kërkesa e Kryeministrit Kovaçevski për veting në sektorin publik është blerje kohe sipas Qendrës për komunikime civile, deri në arritjen e ujdisë për metodologjinë e pagave dhe marrëveshjen kolektive. Se ka korrupsion, shpërdorim të detyrave zyrtare dhe shfrytëzim të autoritetit të institucionit për ndikim arritje të qëllimeve personale dhe pasurim të menjëhershëm, nuk duhet të ketë një mekanizëm të ri, por të vihen në funksion mekanizmat aktual, thotë kryetari i kësaj organizate German Fikov. Ai thotë se vetë autoritetet pranojnë që ka vjedhje në DAP dhe Dogana, prandaj duan t’ju ndalin “çezmën ilegale” kur ata kërkojnë rritje të pagave për rreth 30% ose do të futën në grevë të përgjithshme.

 “Edhe tani ekzistojnë mekanizma për verifikim të secilit nëse është pasuruar ilegalisht. Më e rëndësishme është të tregojnë përse këto mekanizma nuk funksionojnë para se të kërkojmë mekanizma të reja. Veting si proces është shumë i gjerë dhe çfarë mund të bëhet me ato rezultate, të supozojmë se u zbuluan 200 veta që u pasuruan jashtëligjshëm dhe janë të korruptuar, kur sërish vijnë në dyert e njëjta të prokurorisë dhe të gjykatave, të cilat aktualisht nuk funksionojnë ashtu siç duhet,” tha German Fikov, Kryetar i Qendrës për komunikime civile.

 Nga Qendra për komunikime civile thonë se në studimin e fundit të bërë prej tyre, korrupsioni është renditur i pari faktor problematik i shoqërisë sonë. Ndryshe nga vitet e kaluara, nga viti 2021 e këndej të anketuarit e renditën korrupsionin si problemin më të madh në mesin e 11 opsioneve të ofruara, duke u pasuar nga papunësia, nga çmimet e larta, të ardhurat e ulëta dhe varfëria.

 21.4% e të anketuarave deklarojnë se pagat e nëpunësve civilë janë shumë të ulëta

45.5% konsiderojnë se sistemi gjyqësor është joefektiv në luftën kundër korrupsionit

57.6% zgjodhën opsionin se ata në pushtet duan pasurim të shpejtë dhe personal

43.9% Mbrojtja ligjore e personave raportues të korrupsionit është e pamjaftueshme

43.4% Ka mungesë të rreptë administrative të kontrollit kundër korrupsionit

Raportit të vlerësimit të korrupsionit.

 Sipas Raportit të vlerësimit të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, 84% e maqedonasve dhe 73% e shqiptarëve të anketuar janë dakord se dëshira për pasurim të shpejtë personal të pushtetarëve është faktori kryesor në korrupsionin e përhapur. Sipas kësaj shoqate është interesant të theksohet se përkrahësit e LSDM-së (39,4%) dhe BDI-së (52,2%), të cilët përbëjnë shumicën parlamentare dhe janë palë të interesit të qeverisë aktuale, në numër më të madh në krahasim me shumicën e përkrahësve të VMRO-së (67,6%) konsiderojnë se dëshira e pushtetarëve për pasurim të shpejtë personal është i madh. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button