Kupa, Interi kërkon fitore ndaj “Zonjës së Vjetër”

Sonte në stadiumin “Olimpiko”, skuadra e Interit do të kërkojë trofeun e dytë sezonal, pas Superkupës, me zikaltërit që do të sfidojnë në finalen e Kupës së Italisë, skuadrën e Juventusit.

Klubi nga Milano në këtë sezon ka një bilanc pozitiv ndaj “bardhezinjve”, pasi që ka një barazim dhe një fitore në sfidat kampionale, pa harruar suksesin në kohën shtesë në Superkupë, ndaj “Zonjës së Vjetër” të Masimiliano Alegrit.

Interi do të kërkojë të mbetet e pamposhtur, teksa zikaltërve u jep shpresë edhe trajneri Simone Inzagi, i cili më shumë herë ka mposhtur “bardhezinjtë”, plot 6 herë, ndërsa tre prej sukseset vijnë në Superkupën e Italisë, dy herë me Lacion dhe një herë me Interin.

Ndërkohë, Inzagi ka një kujtim të hidhur në finalen e Kupës së Italisë në sezonin 2016-2017, kur Juventusi mundi Lacion. Finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, do të zhvillohet në stadiumin “Olimpikë“ në Romë, në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button