Sela për rastin Alsat: Është tendencë për të goditur lirinë e fjalës

Sela për rastin Alsat: Është tendencë për të goditur lirinë e fjalës

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për media, ka reaguar në lidhje me kontestin pronësor të Televizionit Alsat, duke e quajtur këtë tendencë nga pushtetarët për të goditur fjalën e lirë.

Sela, ka thënë se ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti.

“Gjithçka që po ndodh sot në Televizionin Kombëtar, është tendencë për të goditur lirinë e fjalës. Dhe ne bashkërisht duhet të ndërpresim këtë turp që po e bënë pushteti. Ky është shantazh, është kërcënim”, tha fillimisht Sela.

Ai theksoi tutje, se tashmë është koha që t’i ndalim që kjo të mos u ndodhë edhe mediumeve të tjera.

“Ky është shantazh, është kërcënim i fjalës së lirë të qytetarëve, dhe ne kemi një apel, të ndalin këtë formë të veprimit. Është më se e qartë që ata mundohen ta ushtrojnë totalitarizmin në gjithë formën e mundshme të saj dhe kjo nuk i shkon për shtat një vendi pretendent për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nuk është hera e parë, e dimë një ish-regjim të Gruevskit dhe Ahmetit që çfarë bënë me një medium publik dhe ndoshta është koha që ne ta ndalim që kjo t’i ndodhë mediumeve të tjera. Ana tjetër është shqetësuese edhe tendencat tjera të cilat neve i shohim nga ana e po këtij subjekti politik, e cila vazhdimisht blenë disa mediume nëpërmjet parave të qytetarëve, nëpërmjet njerëzve që deri dje ishin picamenët e grupit parlamentar të BDI-së, dhe sot janë zëvendësdrejtora të Lotarisë së Maqedonisë”, u shpreh ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button