ATP dhe VTA, gati të marin pikët tenistëve rus dhe bjellorus

Sipas të përditshmes “Dejli Telegraf”, ATP dhe VTA, së shpejti duhet të vedosin se a do të heqin të gjitha pikët e renditjes të tenistëve rus dhe bjellorusë nga eventet sportive të zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu më prestigjioz i Grand Slam-it në botën e tenisit, Uimbëlldoni, ka vendosur të mos lejojë pjesëmarrjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia. Mirëpo kjo bie ndesh me vendimet e ATP-së dhe VTA-s, të cilët lejuan paraqitjen e këtyre sportistëve, por me flamur neutral, pra pa shenja shtetërore.

Kjo do të thotë që tenistët mund të konkurrojnë vetëm për një çmim në para, pa fituar pike të vlevshme për renditjen në ATP dhe VTA. Turnet e Grand Slam-it sjellin më shumë pikë për tenisistët, ku fituesi merr 2.000 pikë, kështu që shumë tenistë, mund të tundohen që të luajnë në turne të tjera. Për momentin një vendim i tillë spekulohet vetëm në media, por ATP-ja dhe VTA-ja, duhet të shprehin qëndrimin e tyre, pasi tenistët duhet të finalizojnë planet për muajt në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button