Kupa, priten befasi të reja në raundin e parë

Skuadra e Vardarit, siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Maqedonisë, pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja me Vardarin e Forinës, në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2. Sot do të zhvillohen 11 ndeshje të Kupës së Maqedonisë, në të cilën FC Shkupi sfidon Slloga Vinicën, Renova takohet me Ohrin, ndërsa Rabotniçki takohet me Vëllazërimin në Kërçovë. Të gjithë ndeshjet do të nisin në orën 15.30, përpos takimit mes skuadrave Kit Go dhe Skopjes, që do të nis në orën 18.00.

- Advertisment -

Gjysmëfinalistët e vitit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Bregallnica dhe Struga Trim Lum, kalojnë në raundin e dytë. Për shkak të pandemisë “Covid 19”, do të zhvillohen vetëm një sfidë deri në finale, ndërsa në rast të barazimit, kalohet në ekzekutimin e penaltive.

Kupa e Maqedonisë – Raundi i Parë

Pobeda-Makedonija

Pelisteri-Luboteni

Slloga Vinicë – FC Shkupi

Vardar Forinë 2-2 Vardar (8-9)

Veleshta – Kozhuvi

Rosomani – Bellasica

Ohër – Renova

Labunishti – Sileksi

Sasa – Boreci

Gostivari – Tikveshi

Vëllazërimi – Rabotniçki

Kit Go – Skopje

LEXO EDHE:

Back to top button