Kupa: Voska Sport sfidon Makedonija Gj.P., FC Shkupi takohet me Tikveshin

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në futboll.

Shorti deshi që debutuesi në këtë garë, skuadra e Voska Sportit të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin në terrenin vendas, ndërsa FC Shkupi, në stadiumin në Çair, do të takohet me Tikveshin.

Sfidat e para të gjysmëfinales do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar që të zhvillohen më 17 prill.

Finalja e madhe, do të zhvillohet më 22 maj në Shkup, në orën 19.00. Kujtojmë se titullin e Kupës së Maqedonisë, në dy vitet e fundit, e mbron skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit.

LEXO EDHE:

Back to top button