Shkëndija përballet me Voska Sportin, Struga Trim Lum sfidon Brera Strumicën

Gjatë ditës së diel, do të zhvillohen sfidat e javës së 23-të ose ndeshjet e para të ciklit të tretë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Kampioni dhe lideri aktual, Struga Trim Lum, në terrenin vendas, do të takohet me Brera Strumicën, ndërsa Shkëndija do të përballet me Voska Sportin në Tetovë.

Mjaft nxitje pritet në përballjen në Gostivar, ku skuadra vendase do të tentojë që të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa disfatë kundër Vardarit.

Në terrenin vendas do të jetë edhe FC Shkupi, i cili në stadiumin në Çair, do të takohet me Rabotniçkin dhe ish trajnerin e tyre, Goce Sedloskin. Ndërkohë në Kratovë, Sileksi do të kërkojë fitore ndaj skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14.00.

Liga e Parë – Java 23

Gostivari – Vardari

Shkëndija – Voska Sport

Fc Shkupi – Rabotniçki

Sileksi – Makedonija Gj.P.

Struga Trim Lum – Brera Strumica

Tikvesh – Bregallnica

LEXO EDHE:

Back to top button