Kuptimi i plotë i mantelës që veshi Mesi, para se të ngrit lartë Kupën e Botës

Gjatë prezantimit të trofeut, bota ishte në pritje për të pare Lionel Mesin duke ngritur lart trofeun e artë. Megjithatë, shumë tifozë nuk e kuptuan mantelën e zezë që e veshi Mesi para se të ngrit lartë trofeun. Por kuptimi i vërtetë i gjestit nënkuptonte se në fakt se ishte një moment shumë i fuqishëm. Sipas krijuesit të përmbajtjes, Tallie Dar, u shpjegua edhe ky “mister”.

“Pëlhura e zezë e Mesit quhet ‘Beshth’. Luftëtarët arabë e mbanin atë pas një fitoreje. Është e veshur edhe nga familja mbretërore. Mbreti i Katarit nderoi Mesin në shenjë respekti. Duke nënkuptuar Mesin, si një luftëtar që fitoi për vendin e tij Argjentinën. Mesi po nderohet si mbretër në fanellën e tij argjentinase, si Mbreti i Futbollit. Është poetike. Nuk pres që urrejtësit të kuptojnë, sepse mendjet e vogla, nuk do të arrijnë kurrë në nivelin e mbretit. Më në fund, pas thyerjes së zemrës së tij në finalen e 2014, Messi më në fund është një fitues i Kupës së Botës,” ka shkruar Tallie Dar.

LEXO EDHE:

Back to top button