Gjyqtari anglez Entoni Tejlor, do të drejtojë përballjen finale në mes Portugalisë dhe Maqedonisë, e cila të martën do të zhvillohet në stadiumin “Dragao” në Porto. Në 5-6 vitet e fundit që kur Tejlor ka drejtuar sfidat në të cilat është involvuar Portugalia, ata nuk ka fituar asnjërën orej atyre përballjeve!
Dueli i fundit që Portugalia luajti nën Tejlorin si arbitër kryesor, ishte në Kampionatit Evropian, kur pësuan humbje 4:2 nga Gjermania. Këtu është edhe disfata në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2020, në fazën e grupeve, kur Portugalia u mund nga Ukraina me 2:1, dhe luajti vetëm baraz 1:1 në një ndeshje miqësore me SHBA.
Nga ana tjetër, Tejllor ka sjell fat për Maqedoninë, pasi që ishte arbitër kryesor në sfidën në Gjeorgji, kur Maqedonia mundi Gjeorgjinë me 1-0 dhe u kualifikua në EURO 2020.








