Kurorëzimi sekret në Bashkinë e Milanos për Lautaro Martinezin
Një zemër gjigante, petale kudo dhe një ngjyrë e kuqe mbizotëruese. Kështu, shkurtin e kaluar, Lautaro Martinez kishte kërkuar dorën e të dashurës së tij Agustina Gandolfo, me të cilën tashmë ka një vajzë, Nina, dhe me të cilën pret djalin e dytë, Theo. Tashmë e dashura është bërë grua, pasi futbollisti argjentinas i Interit dhe Agustina u martuan.
Ceremonia e martesës ishte private, mes pak personave intimë dhe e papublikuar fare, aq sa lajmi qarkulloi në internet (në Tuitter) përmes grupit të tifozëve të zikaltër “LineaInter”. Të dy thanë “po”, me një stil veshjeje joformal: pantallona dhe xhaketë blu, plus atlete dhe një bluzë e bardhë për “Toro”, një kostum i bardhë për gjysmën e tij më të mirë, e portretizuar duke buzëqeshur dhe me një buqetë trëndafilash të bardhë.
Shkurtimisht, një arsye më shumë për Lautaro Martinez për ta përshtatur sezonin 2022-2023 (fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, Superkupën e Italisë me Interin, dhe tani sheh finalen e Ligës së Kampionëve fare pranë) në atë që bëhet çdo ditë e më shumë Milano e tij. Lautaro mezi pret të shtojë disa foto të tjera me shije më evropiane në albumin e kujtimeve…