Kurti: Asociacioni një-etnik është i pamundshëm

Kurti: Asociacioni një-etnik është i pamundshëm

“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi në Ferizaj. Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.

“Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti.

Ai tha se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha, i duhet mbi të gjitha ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin. Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik të saj”.

LEXO EDHE:

Back to top button