Kurti: Në Ohër shkoj me vullnet të mirë për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë

Kurti: Në Ohër shkoj me vullnet të mirë për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “360 Gradë” që do të transmetohet sonte në Alsat shprehet se në Ohër nuk do të ndodh kapitullimi i Serbisë, sepse sipas tij një gjë e tillë veçmë ka ndodhur në Kumanovë, në qershor të vitit 1999. Megjithatë Kurti tha se në Ohër shkon me vullnet dhe dëshirën e mirë që të normalizoj marrëdhëniet me Serbinë, shkruan Alsat.

“Nuk mendoj se situata është e njëjtë në kuptimin që fjala kapitullim lidhet me ushtritë, lidhet me përfundimin e luftës ne nuk jemi në luftë, lufta ka përfunduar para gati 24 vjetëve. Ishte 9 qershori i vitit 1999 kur në Kumanovë e kishim kapitullimin e Jugosllavisë së Millosheviqit dhe gjeneralëve të saj të cilët e nënshkruan Marrëveshjen e Kumanovës për tërheqjen e të gjitha forcave serbe. Atëbotë deri më datën 20 qershor 199 dhe në këtë mënyrë mori fund lufta dhe u çlirua Kosova. Tash që natyrisht edhe Kumanova edhe Ohri janë në Maqedoninë e Veriut, janë në Maqedoninë veriperëndimore dhe në Maqedoninë jugperëndimore, mirëpo kjo vetëm tregon se Maqedonia e Veriut e ka vëmendjen e theksuar të perëndimit. Jam i interesuar për marrëveshje, shkoj me vullnet të mirë me qëllime të mira dhe gjithashtu me besim të mirë që t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ndërkaq në Ohër nuk mund të ketë kapitullim të Serbisë sepse kjo tashmë ka ndodhur në Kumanove me 9 qershor 1999”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button