Kurti: Serbia shtet mafioz, kryemafiozi është Vuçiq

Kurti: Serbia shtet mafioz, kryemafiozi është Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë. Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1500 qytetarë kosovarë një ditë më parë janë ndaluar dhe keqtrajtuar nga autoritetet serbe. Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precedencë e rrezikshme.

“Sipas informatave tona, dje së paku 1498 qytetarë janë ndaluar, keqtrajtuar e disa edhe janë marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre personalisht në UÇK, apo të familjarëve, si dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës të vitit 98-99. Atyre iu janë marrë dokumentet personale duke i lënë ashtu pamundësinë për të lëvizur apo kthyer mbrapa. Qytetarët e Kosovës janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe. Kjo ka shkaktuar frikë tek të gjithë por veçanërisht tek fëmijët dhe të miturit që kanë qenë të bllokuar”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button