Kurti: Shteti po bën gjithçka që tre policët e arrestuar të lirohen sa më shpejt

Kurti: Shteti po bën gjithçka që tre policët e arrestuar të lirohen sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti “po bën gjithçka” që tre policët e Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe, “të lirohen sa më shpejt të pacenuar”. Tre policët e Kosovës, ishin duke patrulluar në Leposaviq më 14 qershor, pranë kufirit me Serbinë, kur sipas autoriteteve në Kosovë, u rrëmbyen nga forcat serbe. Serbia thotë se i arrestoi ata “thellë” brenda territorit serb dhe një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, më herët i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tre policët “po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga pala serbe, e cila ka akuzuar Prishtinën për keqtrajtimin e serbëve të arrestuar.

“I ftojmë edhe një herë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, kur njësitet e tyre speciale ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë, njësiti anti-terror dhe ai ‘Kobra’ i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, që është shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti për mediat më 18 qershor”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button