Kurti: Takimi i nesërm, projekti më i rëndësishëm i BE-së pas luftës së dytë botërore

Kurti: Takimi i nesërm, projekti më i rëndësishëm i BE-së pas luftës së dytë botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë se në Ohër nuk do të nënshkruaj kurrfarë marrëveshje, u shpreh se pa nënshkrim nuk mund të ketë marrëveshje. Megjithatë ritheksoi qëndrimin e tij se në Ohër palët duhet të shprehin shpresën dhe optimizmin për normalizimin e marrëdhënieve dhe se takimi i nesërm duhet të merret me më shumë seriozitet, shkruan Alsat.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori nënshkrimi i një marrëveshje në Ohër. Kjo nuk është qasje konstruktive dhe njëkohësisht nuk mendoj se kjo dëshmon përkushtim. Ne kemi nevojë që ta shprehim shpresën dhe optimizmin tonë për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, po ndërmjetëson BE-ja, që është projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, andaj do duhej të merrej me shumë më tepër seriozitet takimi i nesërm. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, mirëpo edhe nuk mund të them që pa nënshkrim do të mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Andaj unë po e ritheksoj se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por që natyrisht këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button