Kurtua braktis Belgjikën dhe bëhet problem për “Djajtë”

Në kombëtaren e Belgjikës ka nisur një çështje që mban emrin e Thibo Kurtua. Portieri belg nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares në hotel para ndeshjes kualifikuese ndaj Estonisë për një hatërmbetje rreth çështjes së shiritit të kapitenit.

Në mungesë të Kevin De Brujne, kapitenit të parë, shiritin ndaj Austrisë e mbajti Romelu Lukaku dhe në ndeshjen e radhës ndaj Estonisë, trajneri Domeniko Tedesko vendosi që shiriti do t’i kalonte gardianit të Real Madrid. Megjithatë, ky veprim nuk është aprovuar nga Kurtua, i cili reagoi duke lënë përkohësisht grumbullimin, një veprim që u pasqyrua edhe në njoftimin e vetë Federatës së Belgjikës.

LEXO EDHE:

Back to top button