Zyrtare, Real Madridi firmos me sulmuesin e Espanjollit

Real Madridi dhe Espanjolli kanë arritur marrëveshje zyrtarisht për huazimin e qendërsulmuesit Hoselu. 33-vjeçari është huazuar te Real Madridi për sezonin e ardhshëm, me një opsion blerjeje në fund. “Mbretërit” konfirmuar huazimin e Hoselus me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në uebfaqe.

Ai do të prezantohet si lojtar i Real Madridit më 20 qershor nga ora 11:00. Hoselu iu bashkua akademisë së Real Madridit në moshën 20-vjeçare dhe luajti dy sezone në Kastilja.

Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Real Madridit në vitin 2011. Hoselu është pjesë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin sapo është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023

LEXO EDHE:

Back to top button