Kurtua: Gara për titull ende s’ka mbaruar

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua është optimist lidhur me garën për titull, pavarësisht barazimit me Real Sosiedadin. Ai u shpreh se e gjitha që iu mungonte ishte goli i dytë, ndërsa do mundohen të mposhtin rivalin Atletiko Madridi.

“U paraqitëm mirë, krijuam shanse dhe e gjitha që mungonte ishte goli i dytë. Nëse do menaxhonim të shënonim më herët, do kishim fituar ndeshjen. Gara për titull është ende dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Të dielën duhet të shkojmë në Ëanda dhe aty ka shumë rrezik. Nëse duam fitore, duhet të japim më të mirën. jemi në formë të mirë dhe jemi duke marrë disa lojtarë nga lëndimet. Duhet të provojmë t’i mposhtim”, tha ai.

Nëse shohim tabelën aktuale, Real zë pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletiko Madridi, skuadër që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button