Kush është ambasadori i ri BE-së në Kosovë?


Tomas Szunyog është shef i Zyrës së BE-së në Kosovë-Përfaqësues i Posaçëm i BE-së. Ai e pason në këtë pozitë Nataliya Apostolovan.

Por, kush është Tomas Szunyog?

Ambasadori Szunyog është diplomat çek, me përvojë të gjatë në punët dhe shërbimet e BE-së në Evropën Juglindore.

Ambasadori Szunyog më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së. Para kësaj, ai ishte Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë dhe i Departamentit të Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Ai ishte gjithashtu Ambasador i Republikës Çeke në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Slloveni.

Ambasadori Szunyog u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare në 1990 dhe iu bashkua Ministrisë Çeke të Punëve të Jashtme në 1992.

Ambasadori Szunyog është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht, rusisht, frëngjisht, sllovenisht dhe boshnjakisht.

Ambasadori Szunyog mori detyrën e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesit të Posaçëm të BE më 1 shtator 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button