Kush është djaloshi 16 vjeçar për të cilin interesohen Reali dhe Barcelona?!

Barcelona dhe Real Madridi janë vetëm disa nga klubet që po ndjekin nga afër talentët më premtues adoleshent të Evropës, dhe mesfushori i Hertha Berlin, Kennet Eichhorn, po shihet si një nga emrat më të spikatur.

16-vjeçari ka lënë gjurmë në Bundesligën e Dytë këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur të Herthës. Ai ka startuar shtatë nga 12 ndeshjet e ekipit dhe ka treguar një performancë të qëndrueshme dhe të shquar në mesfushë. Sipas “Sky Sports”, Eishhorn mund të ketë një klauzolë lirimi prej vetëm 10-12 milionë eurosh verën e ardhshme, shifër që konsiderohet tërheqëse nga shumica e klubeve kryesore evropiane.

Bajern Munih dhe RB Lajpcigu janë aktualisht më aktivët në ndjekjen e Eishhorn, ndërsa Borusia Dortmund po monitoron gjithashtu progresin e tij me vëmendje. Klubet evropiane të mëdha, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Paris Sen Zhermenin dhe Man. Junajtedin, janë gjithashtu të interesuara për mesfushorin e ri. Raporti i “Sky Sports.de” u konfirmua javën e kaluar edhe nga “BILD”, i cili shton se Liverpulli dhe Arsenal janë gjithashtu në listën e klubeve që e ndjekin Eishhorn.

Lojtari spikat për inteligjencën e tij taktike dhe qasjen e matur në mesfushë, duke luajtur shpesh përpara mbrojtjes së Herthës. Megjithatë, e ardhmja e Eishhorn mbetet e hapur. Një qëndrim te Herta për sezonin e ardhshëm nuk përjashtohet, ndërsa lojtarit mund t’i interesojë të vazhdojë zhvillimin e tij duke rinovuar kontratën dhe duke rritur klauzolën e lirimit. Një aspekt interesant është fakti që Eishhorn po zhvillohet pranë Mihael Kuisancë, ish-lojtarit të Bajernit, i cili vetë ishte një talent i njohur si adoleshent. Përvojat e Kuisance mund t’i shërbejnë Eishhorn si udhëzues për zgjedhjet e duhura në karrierën e tij të hershme.

LEXO EDHE:

Back to top button