Kush është transgjinorja nga Malajzia e cila veshi hixhabin dhe kreu pelegrinazhin në Mekë?

Në muajin shtator, doli lajmi se autoritetet tajlandeze të imigracionit kishin bërë një arrestim të pazakontë në Bangkok.

Sipas BBC,e arrestuara ishte Nur Sajat Kamaruzzaman, një sipërmarrëse e kozmetikës, 36-vjeçare nga Malajzia, me një numër të madh ndjekësish në mediet sociale.

Autoritetet malajziane kërkuan menjëherë ekstradimin e saj me akuzat për fyerje të islamit, të cilat ishin ngritur kundër saj në janar dhe që dënohen me deri në tre vjet burg.

Akuza erdhi pasi Nur Sajat kishte veshur një ‘baju kurung’, veshje tradicionale me mëngë të gjata e veshur nga gratë e Malajzisë, në një ceremoni private fetare që ajo mbajti në vitin 2018.

Nur Sajat është një grua transgjinore dhe si e tillë asaj iu dha statusi i refugjates dhe u lejua nga Tajlanda të kërkonte azil në Australi.

Në sytë e autoriteteve malajziane, Nur Sajat konsiderohet mashkull dhe sipas ligjit islam, një burrë nuk mund të vishet si grua.

Duke folur për BBC nga Sydney, ajo tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte, pasi u sulmua nga oficerët e JAIS, departamenti i çështjeve fetare në shtetin Selangor, i cili kishte ngritur akuzat kundër saj.

“Më duhej të ikja. Më trajtuan ashpër, më goditën, më shtynë, më vunë prangat, të gjitha para prindërve dhe familjes. U ndjeva e turpëruar dhe e trishtuar. U dhashë atyre bashkëpunimin, por ata gjithsesi ma bënë këtë”, ajo tha.

“Ndoshta ishte sepse ata më shohin si një grua trans, kështu që nuk u interesonte nëse më mbanin, rrihnin. Edhe ne gratë trans kemi ndjenja. Ne e meritojmë të jetojmë jetën tonë si njerëz normalë”.

Konfuzioni i gjinisë 

Nur Sajat është një sipërmarrëse e suksesshme. Shtatë vjet më parë, thotë ajo, filloi të promovohej në rrjetet sociale. Ajo zhvilloi suplementet e saj për kujdesin e lëkurës dhe shëndetin, duke ecur veçanërisht mirë me një korse që mbante emrin e saj të markës.

Me një pamje të pastër dhe me postime lozonjare në rrjetet sociale, ajo fitoi qindra mijëra ndjekës dhe u bë një personazh i famshëm kombëtar. Më pas filluan pyetjet për gjininë e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button