Kush triumfoi e kush pësoi debakël – Këto janë rezultatet e partive për zgjedhjet parlamentare

Kush triumfoi e kush pësoi debakël – Këto janë rezultatet e partive për zgjedhjet parlamentare

Gazetare: Ajnur Bafqari

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mori numrin më të madh të votave duke siguruar 58 ulëse në Kuvend, shkruan Alsat.

Vendin e dytë në listë e zë Fronti Evropian me 19 mandate, edhe pse ka 15 000 vota më pak se koalicioni i udhëhequr nga LSDM i cili radhitet i treti me 18 mandate të fituara.

Në vendin e katër është koalicioni VLEN me 13 mandate, dhe në vendin e pestë dhe të gjashtë radhiten partia ”E majta” dhe lëvizja “Znam” me nga 6 mandate të fituara.

PARTITË DHE KOALICIONET                  MANDATET               VOTAT                   PËRQINDJE
1.VMRO-DPMNE “Maqedonia jote”                 58                               431.251                                    43, 23%
2. “Fronti Evropian”                                           19                               137.486                                     13,78 %
3.LSDM “Për ardhmëri evropiane”                    18                              153.250                                     15,36 %
4.Koalicioni VLEN                                              13                               106.991                                    10. 72%
5.”E majta”                                                          6                                 67.338                                        6,75%
6.Lëvizja “Znam”                                                 6                                 55.539                                        5,57%

VMRO-DPMNE-ja ka arritur fitoren më të madhe nga pozicioni i opozitës. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku kishte marrë mbi 315 mijë vota, që i kishin siguruar 44 mandate, në këto zgjedhje ajo arriti të sigurojë numrin më të madh të votave, mbi 430 mijë, apo më shumë se 43 për qind nga numri i përgjithshëm.

LSDM-ja, pas 7 vitesh në pushtet, ka shënuar rezultatin më të dobët, duke thyer rekordin e 2008-tës, që deri më tani llogaritej si rezultati i saj më i dobët. Në atë kohë me mbi 233 mijë vota, kjo parti kishte siguruar 27 mandate, ndërsa sot ka rreth 80 mijë vota më pak dhe vetëm 18 mandate.

Krahasuar me zgjedhjet e 2020-së, LSDM ka për rreth 174 mijë votues më pak.

Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, në të cilin bëjnë pjese parti të shumta shqiptare, turke, boshnjake e rome, zë vendin e tretë sipas votave të marra, por për shkak të koncentrimit të votave nëpër njësi zgjedhore, ky koalicion gëzon 19 mandate.

Koalicioni VLEN, zë vendin e katërt në listë, duke siguruar 13 ulëse në përbërjen e re parlamentare. Ky koalicion ka marr 107 mijë vota, që është rekord tek blloku shqiptar, sa i përket një partie ose koalicioni që garon nga pozicioni i opozitës.

Në përbërjen e parlamentit të ri, nga 6 ulëse do të kenë edhe Lëvizja “Znam” dhe “E majta”. Kjo e fundit ka marrë rreth 12 mijë vota më shumë se partia e Maksim Dimitrievskit.

Krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, “E majta“ ka siguruar 26 mijë vota më shumë, ndërsa Dimitrievski i cili ishte kandidat për numrin një të shtetit, ka marrë 28 mijë vota më pak. Dhjetë partitë e tjera që garuan në zgjedhjet parlamentare, pësuan humbje të thellë duke mos siguruar as 1 për qind të votave./ Alsat./mk

LEXO EDHE:

Back to top button