Gazetare: Xhesika Salahi
Teksa sulmet e përgjakshme izraelite vazhdojnë mbi Gazë, kushtet humanitare janë duke u përkeqësuar. Palestinezët e zhvendosur po vuajnë nga mungesa e ujit, tendat e mbipopulluara dhe temperaturat e ulëta. Brenda strehëve të tjera në jug, sëmundjet transmetuese janë rritur ndjeshëm, së bashku me rastet e infeksioneve të ndryshme të frymëmarrjes dhe lëkurës.
Vendet arabe dhe islamike, në takimin e tyre, bënë thirrje për një votim mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim humanitar në Gaza.
“Numri i të vrarëve është tani mbi 17,000 palestinezë dhe të vrarë e të plagosur rreth 65,000. Një numër i madh, 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë. Kjo është diçka kaq e neveritshme dhe e turpshme të shohësh këtë numër të madh fëmijësh të vrarë më shumë se çdo konflikt tjetër që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara. Kjo sjellje e neveritshme e egërsirave në udhëheqjen e shtetit të Izraelit duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre”, tha Rijad Mansour, vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.
Që nga 7 tetori, OBSH ka dokumentuar më shumë se 200 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës. OBSH kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe ndërhyrjen aktive për të siguruar mbrojtjen e kujdesit shëndetësor.
Dy muaj në luftë, ofensiva e ashpër ka shkaktuar alarm të përtërirë ndërkombëtar.
Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 17 mijë njerëz në Gaza. Hamasi vrau rreth 1200 vetë, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit. /Alsat.mk






