Kushtetuesja diskutoi nismën e partisë e “E Majta” për regjistrimin e popullsisë

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancë përgatitore për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë, të cilin e konteston partia “E Majta”. Në seancë u dëgjuan qëndrimet e institucioneve përkatëse, por edhe të ekspertëve. Parashtruesi i nismës, Dimitar Apasiev, tha regjistrimi i popullsisë në kohë pandemie është i papranueshëm, ndërsa gjatë miratimit sipas tij është keqpërdorur flamuri evropian.

Jo, nuk mund të realizohet regjistrim në gjendje krize të shpallur dhe aktive, dhe e dyta është se flamuri evropian është vendosur si alibi që të shkurtohet debati në Kuvend, të pamundësohet veprim parlamentar posaçërisht për opozitën – deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se regjistrimi aspak nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve, ndërsa kërkuan që mos të vazhdojë procedura e mëtutjeshme në Kushtetuese.

Vlerësojmë se arsyet në nismën konkrete, se Ligji i kontestuar është në kundërshtim me Kushtetutën, janë juridikisht të pabaza dhe për këto arsye në emër të Qeverisë, propozojmë që Gjykata Kushtetuese të mos ngre procedurë për kushtetutshmërinë të Ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërisë – deklaroi Muhamet Toçi, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Kundërshtimet për regjistrimin e popullsisë jorezidente, Enti Shtetëror i Statistikave, i cilëson si të pabaza.

Në këto rekomandime ka një kapitull të tërë, kapitulli 8 i cili flet për këtë kategori dhe për regjistrimin e kësaj kategorie të popullsisë. Ajo që është kyçe në rekomandimet tek ne, është se definohet kategoria kryesore e popullsisë e ashtuquajtur popullsia e përgjithshme rezidente dhe patjetër të bëhet kujdes që kjo të respektohet nga të gjitha vendet e botës – u shpreh Apostoll Simovski, Enti Shtetëror i Statistikës.

Profesori universitar, Jeton Shasivari, vlerëson se gjithë nisma e partisë “E Majta” është jashtë kompetencave të Gjykatës Kushtetuese.

Konsideroj se Ligji i Regjistrimit të popullsisë do ta kalojë me sukses testin e kushtetutshmërisë para Gjykatës Kushtetuese për shkak se në të gjitha katër pjesët kryesore të kësaj iniciative janë të pabaza dhe të pathemelta. Parlamenti ka kompetencë për të përcaktuar me Kushtetutë që të krijojë parakushte normative për ta parashikuar mënyrën e regjistrimit të personave në mungesë sepse edhe ato përfshihen në regjistrim si operacion statistikor – tha Jeton Shasivari, profesor universitar.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button