Mediat, Alioski ofrohet te Roma dhe Milani

Ezgjan Alioski, ka shkëlqyer te Lidsi, por pas përfundimit të kontratës, nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj. Kësisoj ai tanimë është një futbollist i lirë dhe CSKA e Moskës dhe Gallatasarai janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e tij.

Por duket se e ardhmja e lojtarit mund të marrë kthesë të madhe dhe mund të transferohet në Serie A. Mediat italiane kanë raportuar se agjenti i lojtarit ia ka ofruar shërbimet e shqiptarit dy skuadrave të mëdha italiane, Romës dhe Milanit.

Roma duket se ka interesim për shqiptarin, pas lëndimit të Leonardo Spinazolës. Por edhe vet anësori shqiptar e pëlqen kalimin te Roma, pasi do të mund të luante rregullisht, për dallim se te Milani do të mbetej alternativë e Teo Hernandezit.

LEXO EDHE:

Back to top button