Kushtetuesja nuk ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë

Kushtetuesja nuk ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë

Gjykata Kushtetuese nuk ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.

Nisma u dorëzua në Kushtetuese pasi prokurorët nuk pajtoheshin me zvogëlimin e koeficientit të pagave që erdhi si pasojë e ndryshimit të gjashtë ligjeve.

Këto ndryshime u bënë me qëllim që të parandalohej rritja shtesë e pagave të funksionarëve për mbi 15%, pasi që paraprakisht me vendim të Gjykatës Kushtetuese iu rritën pagat madje për 78%, e cila vazhdon të jetë në fuqi.

Këshilli i Prokurorëve i ka kontestuar këto ndryshime ligjore duke i quajtur antikushtetuese, pasi sipas tyre pagat e prokurorëve mbrohen me ligj. Madje, sipas deklarimeve të tyre, ndryshimet janë të motivuara politikisht dhe cenojnë pavarësinë financiare të prokurorëve. Paraprakisht, edhe Këshilli Gjyqësor kontestoi miratimin e ligjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button