Kushtetuesja shfuqizoi moratoriumin në Qendër, vazhdojnë disa projekte në Shkup

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi moratoriumin e Komunës Qendër. Në këtë mënyrë u aktivizuan 31 Plane të Detajuara Urbanistike, të miratuara nga pushteti i mëparshëm, të cilat pushteti aktual nuk i ka rishikuar. Nga sot do të mund të ndërtohen objektet në qendër të Shkupit që janë sipas planeve të vjetra dhe kanë leje ndërtimi.
“Me shfuqizimin e moratoriumit të Komunës Qendër, Kushtetuesja e bëri të vlefshëm edhe Planin e Detajuar Urbanistik për parkingun përballë “Holiday Inn”. Sipas PDU-ë aktuale, këtu mund të ndërtohen tre ndërtesa me nga 60 kate”.
Investitori tashmë në Komunën Qendër e ka dorëzuar projektin ideor për ndërtesat e reja që do të ndërtohen tek parkingu, por nuk ka kërkuar leje ndërtimi. Nga komuna thonë se procedura për lëshimin e lejes së ndërtimit është e gjatë dhe njofton se do të vazhdojnë me rishikimin e planeve të detajuara urbanistike të cilët janë të diskutueshme.
“Do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që janë në domenin tonë për të vazhduar me rishikimin e planeve të detajuara urbanistike. Do të përpiqemi që parametrat të harmonizohen me Planin e Përgjithshëm Urbanistik dhe në Planet e Detajuara Urbanistike”, tha Emil Llazarevski, zëdhënës i Komunës Qendër.
Komuna e Qendrës për herë të parë në vitin 2017 i ngriu planet e detajuara urbanistike dhe filloi rishikimin e tyre. Për 4 vjet, ata arritën të harmonizojnë vetëm tetë plane të detajuara urbanistike me Planin e Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit. Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi moratoriumin, por pasi komuna e votoi përsëri, e shfuqizoi për herë të dytë.
Igor Stefanovski