Rrugët në Havervill, me ngjyrat e tablove

Gjithçka dukej e zymtë në rrugët e Haverhill deri këtë fundmarsi, kur këshilli i qytetit, me në krye Sara Marsh vendosi t’u bënte thirrje qytetarëve të vet, të jepnin hua veprat e tyre të artit për t’i ekspozuar në qytet, në vitrinat e dyqaneve ku mungesa e aktivitetit është një pamje jo pozitive për banorë që kalojnë çdo ditë përkrah këtyre vitrinave të varfra. “Një vend më i këndshëm për të jetuar, punuar dhe vizituar”, kjo ishte thirrja e Sara Marsh, një thirrje që persona mes moshës 87 dhe 97 vjeç iu përgjigjën masivisht. Ato kanë dërguar në Këshillin e Qytetit veprat e tyre kryesisht piktura dhe skulptura për të gjallëruar sadopak jetën e banorëve. Dhe rezultati është fantastik, pasi ekipi mori shumë më tepër vepra arti nga sa kishin parashikuar, ndërsa qyteti është mbushur me ngjyra dhe jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button