Kushtetuesja shfuqizon apanazhin, nuk u takon funksionarëve të shkarkuar

Kushtetuesja shfuqizon apanazhin, nuk u takon funksionarëve të shkarkuar

Funksionarët e shkarkuar dhe ata që do të japin dorëheqje para përfundimit të mandatit nuk do të kenë të drejtë të apanazhës, kjo pasi sot Gjykata Kushtetuese njëzëri vendosi të shfuqizojë nenin 22 të Ligjit për Paga të personave të zgjedhur apo të emëruar, nen ky që ju mundësonte zyrtarëve të shkarkuar apo të dorëhequr të marrin pagë në kohëzgjatje prej 3 deri në 12 muaj nga largimi nga posti. Propozimi fillestar ka qenë për heqjen e tërësishme të apanazhit, por nga Gjykata Kushtetuese kjo nuk është pranuar, për shkak se sipas njërit prej propozuesve, avokatit Gligorie Qatoski dhënia e apanazhit cenon parimin e barazisë së të gjithë qytetarëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button