Kuvend, fillon diskutimi për propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve
Kuvend, fillon diskutimi për propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve

Në Kuvend në komisionet amë ka filluar diskutimi për propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, i dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në komision pritet të hapet debat më i gjerë nga deputetët e opozitës, ndërsa nuk përjashtohen dhe amendamentet. Propozim ligji parasheh obligim ligjor për marketet, që të publikojnë online çmimet e të gjitha produkteve që i kanë në dispozicion, madje të azhurnuara çdo ditë. Siç deklaruan një ditë më parë nga LSDM, ky propozim ligj nuk sjellë asnjë të mirë për qytetarët dhe nuk ndihmon në zbutjen e situatës. Nëse propozim kalon në komision, ka gjasa që të vendoset menjëherë në rend dite në seancën e sotme plenare. Propozim ligji është dorëzuar me procedurë të shkurtuar. /Alsat.mk