Qeveria do të diskutoj për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski
Qeveria do të diskutoj për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski

Në seancën e sotme të Qeverisë në rend dite do të jetë propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski. Ministria e Drejtësisë është autorizuar për përgatitjen e propozimit për shkarkim, i cili pasi të kalojë në Qeveri do t’i dërgohet për shqyrtim Këshillit të Prokurorëve Publikë. Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit janë imazhi i dëmtuar i Prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe jo efikasiteti. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski e gjithë procedura për shkarkimin e Kocevskit do të zgjasë disa javë. Ai një ditë më parë sqaroi se si qeveri nuk kanë kompetencë ta shkarkojnë kryeprokurorin, por vetëm të fillojnë procedurën. /Alsat.mk