Kuvend, ka vazhduar përplasje mes deputetëve për ligjin për ndërtim

Kuvend, ka vazhduar përplasje mes deputetëve për ligjin për ndërtim

Gazetar: Mefail Ismaili

VMRO-DPMNE vlerëson se me propozim ndryshimet në Ligjin për ndërtimtari të cilat tenton ti bëjë pushteti, për ndërtimet e Korridoreve 8 dhe 10D, i jepet e drejta Qeverisë që çdo objekt që ndërtohet, të cilësohet si objekt me interes strategjik dhe me këtë të injorohen dispozitat për lejet e ndërtimit. NË Komisionin për Çështje Evropiane, ku zhvillohet debati për propozim ndryshimet opozita ka dorëzuar 19 amendamente.

Por, deputetët e shumicës thonë se qëllimi i propozim ndryshimeve të ligjit për ndërtimtari është që të shkurtohen procedurat për ndërtim. Deputeti Arbër Ademi thekson se gjithmonë mund të gjenden arsye për kundërshtim, por se është me rëndësi që dy korridoret të ndërtohen.

“Personalisht u kam lutur, urdhëroni jepni vërejtjet, ti fusim ato vërejtje në propozim ligj dhe bashkërisht ti votojmë pozitë opozitë, për arsye se bëhet fjalë për projekt të madh infrastrukturor, aspak qasje konstruktive nga ju nuk kemi pasur në të gjithë këtë histori”, tha Arbër Ademi, BDI.

Në seancë plenare deputetët diskutojnë edhe propozim ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune, për çka nga shumica kërkojnë që të shtohen orët e punës mbi 40 orë në javë, ndërsa nga opozita thonë se kërkesa e pushtetit është antikushtetuese dhe në dëm të punonjësve të ndërtimtarisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button