Kuvend, me shumicë votash miratohet Ligji për racionet e studentëve

Kuvend, me shumicë votash miratohet Ligji për racionet e studentëve

Në Kuvend me shumicë votash sot është votuar Ligji për racionet e Subvencionuara Studentore. Pritet që ditëve në vijim Ministria e Arsimit dhe Shkencës të publikojë shpallje për aplikim. Pas kërkesës së studentëve, janë hequr të gjitha kushtet problematike për të aplikuar për këtë masë. Për shkak të protestave dhe presionit studentor, ky ligj kaloi në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Në xhirollogaritë e studentëve çdo muaj do transferohen nga 2400 denarë deri më 15 mars kur të finalizohet zgjidhja sistematike, përkatësisht kartela studentore që do ju mundësojë studentëve të ushqehen në restorante të caktuara më lirë. Rikujtojmë që në protestën e organizuar dje nga studentët, u kërkua të rritet shuma që do e marrin në bazë mujore, kjo nuk është pranuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button