Kuvend, shumica e deputetëve i dhanë mbështetje Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor

Kuvend, shumica e deputetëve i dhanë mbështetje Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Me 73 vota “PËR” dhe një i përmbajtur, Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është të shmangen dobësitë e deritanishme të konstatuara në kornizën juridike dhe të sigurohet një këshill më funksional dhe më transparent.

Risitë kyçe të këtij propozim ligji siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, janë transparenca e theksuar në procedurën e shkarkimit të kryetarit të këshillit, saktësimi i kritereve për përzgjedhjen e “juristit të shquar”, dëgjesë publike gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësor për transparencë më të madhe, përforcimin e kritereve për përzgjedhjeve, përgjegjësi dhe shkarkim të anëtarëve nga radhët e gjykatësve, rregulla për përgjegjësi disiplinore, afate të qarta për ankesa të vendimeve të këshillit dhe zgjidhje të tjera.

Opozita e mbështeti por pati vërejtje në mënyrën se si hyri ky propozim ligj në procedurë kuvendore.

“Mandati duhet të shkurtohet nga gjashtë në pesë vjet ndërsa ri-zgjedhja duhet të ketë pauzë prej 3-4 viteve. Tjetër, shfuqizimi i mos përgjegjësisë së gjykatësve. Nuk mundet që mjeku të përgjigjet për gabim mjekësor e gjykatësi të mos përgjigjet për zbatim jo ligjor të drejtësisë. Pse nuk e heqim mandatin e përjetshëm të gjykatësve? Duhet nëntë vjet dhe aq, ose shkon më lart në Apel ose Supreme nëse je i mirë ose lamtumirë bëhesh avokat ose ndonjë noter”, deklaroi Dimitar Apasiev – E Majta.

“Ne tani nuk mblodhëm forca të njëjtën mënyrë për përzgjedhje ta zbatojmë dhe këtu. Asgjë nuk është e njëjtë e kjo do të thotë se përsëri do të kyçet fuqia e më të fortit dhe përsëri do të ketë mbivotim e dikush formalisht do të dorëzojë listë ndoshta nuk do të jenë as gjashtë, të gjithë që do të prezantohen në debat do të vendosen në listë dhe do të ketë mbi votim dhe këtu qartë shihet se dikush dëshiron të votojë favoritin e tij”, tha Sonja Mirakovska – PRSD.

Nga shumica parlamentare sqaruan se gjithçka është bërë në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias.

“Është e saktë se në detaje nuk është procedurë identike siç është e anëtarëve të Antikorrupsionit por është bërë sipas propozimeve dhe në thelb, vet fakti që ka më pak anëtarë është një nga dallimet. Për ndryshe sipas strukturës, mënyra e zgjedhjes sipas metodologjisë është e njëjtë”, theksoi Antonio Milloshoski – VMRO-DPMNE.

Pas miratimit të propozim ligjit, pritet që Kuvendi të zgjedh dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor, pas mbarimit të mandatit të anëtarëve Selim Ademi dhe Vesna Dameva. Një anëtar duhet ta propozojë presidentja ndërsa VLEN në komision parlamentar e propozoi Alban Kadriun. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button