Kuvend, vazhdon debati për ministrin e ti të Vetëqeverisjes Lokale

Kuvend, vazhdon debati për ministrin e ti të Vetëqeverisjes Lokale

Gazetare: Fatlume Dervishi

Risto Penov u propozua nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale. I pari i qeverisë shprehet i kënaqur me propozimin e Penovit në këtë post sepse e cilëson si njeri që e ka dëshmuar qeverisjen e mirë kur ka qenë në krye të Qytetit të Shkupit.

“Ekipi i qeverisë propozoj të përforcohet me propozimin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, një resor shumë i rëndësishëm për komunat tona të cilat e shohim se për një vit ndodhen në probleme sepse drejtohen nga kryetarë komunash të paaftë. Nëse flas një nga një, për këtë do të duhet dhe një seancë. Pikërisht për këtë propozoj një njeri të vërtetë, në vendin e vërtetë, në kohën e vërtetë. Risto Penov është sinonim i një kryetari të suksesshëm komune, për punë të palodhshme, për rezultate dhe sukses”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja nuk është e bindur për përzgjedhjen e Kovaçevskit. Sipas tyre Penov është njëri i Cërvenkovskit dhe Shekerinskës.

“Në bazë të cilave kritere, përvojës së punës ose rezultateve Kovaçevski e propozon Penovin me siguri e din ai vetë. Por është e udhës që kur e propozon para Kuvendit dhe para nesh deputetëve të na i thotë pritshmëritë që ka nga ai, në cilën mënyrë zgjedhja e tij do ta përmirësojë jetën e qytetarëve. Ndoshta edhe do ta na bindë që ta votojmë. Por kjo nuk është asgjë nga një qeveri e cila vazhdon ta injorojë dhe ta nënçmojë këtë institucion dhe popullin e saj”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE-së.

Votimi në Kuvend jozyrtarisht pritet të premten. Penov do të vijë në pozitën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale pasi ish ministri Goran Milevski dha dorëheqje nga ky funksion, siç tha, për arsye private. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button