Kuvendi fillimisht thirri seancë të komisionit për mbikëqyrje të punës së ASK-së, por më pas e anuloi

Kuvendi fillimisht thirri seancë të komisionit për mbikëqyrje të punës së ASK-së, por më pas e anuloi

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Deputeti Skender Rexhepi ka thirru mbledhje të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për të mërkurën, përkatësisht më 10 shtator për të caktuar datën dhe orën e vizitës në ASK.

Ka qenë i sugjeruar nga shërbimet juridike por ja që në këtë rast ka vepruar kryetari real objektiv i Kuvendit, VMRO-ja e cila e ka obliguar që të thërrasë një mbledhje dhe dje porosia ime ishte deri te kryetari se do të pasojë padi deri tek ai nëse nuk e anulon këtë mbledhje. Mbledhja e sotme nuk është shtyrë, është shfuqizuar. Derisa nuk vjen një kërkesë, unë nuk di çfarë duhet bërë, duhet ta shoh kërkesën dhe pikën e rendit të ditës dhe pastaj do e vlerësoj, e ftoj, kur e ftoj dhe si e ftoj mbledhjen, deklaroi Skender Rexhepi – AKI.

Gjithçka tjetër përpos kësaj është tallje me vullnetin e qytetarëve dhe interesit publik sepse vizita më e shpejtë në ASK është pjesë e interesit publik. A do të ketë sot komision në ora 14, 18 apo ora 22, a do ta udhëheqë Skender Rexhepi apo Sllavjanka Petrovska është çështje teknike. Çështja thelbësore është në ditën e parë të punës nga sot, të martën në ora 09 të mëngjesit, komisioni të jetë në ASK – Lupço Prenxhov – VMRO-DPMNE.

Deputetja Sllavjanka Petrovska, e cila u caktua nga Kuvendi si kryesuese dyshon se deputetët e VMRO-DPMNE-së qëllimisht kanë krijuar kaos.

Joserioze është edhe qasja e pushtetit veçanërisht sepse ata janë të cilët e zbuluan këtë të ashtu quajtur skandal dhe t’u ikë zbatimi i rregullores, për mua është pak e dyshimtë. Kjo për mua do të thotë se ose qëllimisht duan që vëmendja të jetë tek interpretimi i rregullores dhe në fakt nuk e duan mbikëqyrjen. Si duket për shkak kësaj që e thash unë se dokumentet do të zbulojnë informacione interesante, nuk supozoj por thjeshtë parashtroj pyetje, tha Sllavjanka Petrovska – LSDM.

Sipas rregullores, nëse kryetari i komisionit refuzon të thërrasë seancë në afat prej pesë ditëve, atëherë këtë duhet ta bëjë kryetari i Kuvendit, duke caktuar kryesues tjetër të seancës dhe me rend dite të caktuar. Rexhepi njoftoi se mund të marrë pjesë në një seancë ku thjeshtë do të caktohet data dhe ora e vizitës në ASK, por nuk mund të jetë pjesë e grupit që do të kryente vizitën dhe mbikëqyrjen. Akuzon pushtetin se qëllimisht po i zvarritet procedura e marrjes së certifikatës së sigurisë.

/ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button