Kuvendi i hapur për takimin rreth zgjedhjeve

Kuvendi i hapur për takimin rreth zgjedhjeve

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kuvendi është i hapur për takimin e punës mes partive politike për datën e zgjedhjeve, tha kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin joformal me gazetarët. Megjithatë ai takim mund të ndodhë pas disa aktiviteteve që tashmë janë në agjendën e ligjvënësit, shkruan Alsat.

Hapësira e lirë është 4-5 dhjetor ose pas 10 dhjetorit, nëse partitë arrijnë marrëveshje për të caktuar datën e takimit.

Të dy palët, edhe LSDM-së, edhe VMRO-DPMNE tashmë kanë pranuar se 8 maji është opsion i hapur për zgjedhjet të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

“Nëse supozohet se 8 maji do të jetë dita kur do të mbaheshin zgjedhjet e përbashkëta të rregullta presidenciale dhe parlamentare, afatet për shpallje janë fundi i shkurtit, 27-28 shkurt dhe afati për zgjedhje të qeverisë teknike, në këtë rast, për zgjedhje të përbashkëta, do të jetë fundi i janarit, 27-28 janar”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në këtë takim pune për datën e zgjedhjeve. Opozita do të preferonte zgjedhje më të shpejta por vetë e propozoi e para 8 majit si datë të mundshme.

“Presim që të mbajnë fjalën edhe kryetari i Kuvendit Xhaferi, edhe kryeministri Kovaçevski që të thirret ai takim pune në të cilin do të marrim pjesë dhe të caktojmë datën për zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale”, u shpreh Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

8 maji është mundësia e vetme kur ligjërisht të dy ciklet zgjedhore do të jenë brenda afateve për t’u cilësuar si zgjedhje të rregullta. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button